Saturday, November 22, 2014

...



sido qe t'ishte
koha qe jetume bashke
tesh asht ba nje engjell
qe me ndjek pas
sa i mire asht,
i bukur
i dashtun
madje edhe ma i dashtun se ne,
i qete,
i qeshun
me thote ku po shkon
kur kthehesh
a me mendove
oh, m'len i them
du lirine teme
ia ka keput kryt
kohes qe ishim bashke
Me mbron,
m'i meson kujtimet me ece
m'i sheron
mundesite qe s'ditem me i leviz
pa i shpu
me sjell gjume
me sjell nje dite te re pas gjumit
me njofton gjithmone
kur jam duke jetu

dy qe duhen
jane ma shume se cdo numer
e kur njeni ike
tjetri asht ma pak se vetem
por ka nji ftyre
cdo kohe e jetume
nji ftyre qe pas kraheve
zgjatet
e don me pa
me lexu
poezite

ka nji engjell lamtumirash
qe na don fort
t'puthi 
 
 

“Thërras ndjenjës...”


Po të jap copat e thyera të shpirtit, merri
Ja ku janë duke veshur lakuriqësinë e çastit;
Edhe toka e tmerruar u ulërin të katër erërave
Duke ua kthyer lutjen larg thirrjes së gjakut!.

Po të jap lëkuren e rreckosur të shpirtit, merre
Një çast kaq i plotë, dhuratë, në deje trishtimi;
Tani jam djegur në mëngjesin që nuk sjell më agim
Nëse të qaj nga lart, faji nuk është imi!.

Po të jap lotët e derdhur mëkataresh, merri
Nën këtë lëkurë, duke të dashuruar, miliona herë;
Një teh hekuri i kanë futur trishtimit më të bukur
Dhe të luten me psherëtimë: “Kujdes mos më shkel”.

Po të jap të shenjtin trishtim të marrë, merre
Si një trung peme i përkulur ishte shpirti plot zjarr;
Thajë krahët në fund të udhës me shikim nga qielli
Kush do më zbrazë gotën, këtë shishe mbushur mall!.

Po të jap zemrën e pangushëlluar që më mbeti, merre

Mijëra gjethe dhembjesh vjeshtorë flasin këtë ditë;
Në epruvetën e heshtjes mbush ndjenjat e shurdhëta tua
Më fal o Zot, kam mëkatuar; Dashurova me gjithë shpirt!.